Showbiz

Çfarë ndodhi? Beyonce në skenë, PLAS grushti mes fansave

Shkruar nga Liberale

Çfarë ndodhi? Beyonce në skenë, PLAS grushti mes fansave

Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, ka mbajtur koncertin e shumëpritur në stadiumin “Tottenham Hotspur”, në Londër. E mesa duket jo gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mire, pasi thuhet se është shoqëruar me një incident të pakëndshëm, që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Thuhet se gjatë performancës së këngës “Why Don’t You Love Me”, pjesë e turneut spektakolar “Cowboy Carter”, dy fansa të ndodhur pranë skenës u përfshinë në një përplasje fizike.

Mediat e huaja shkruajnë se një burrë i veshur me një kostum të zi kauboji, sulmoi një person tjetër në turmë, duke shkaktuar panik dhe konfuzion te të pranishmit.

Disa spektatorë u përpoqën të ndërhynin për të ndalur sherrin, por nuk dihet me saktësi nëse stafi i sigurisë ndërhyri menjëherë për të kontrolluar situatën.

Ngjarja ndodhi shumë afër skenës, duke shqetësuar ata që ndodheshin në zonën VIP. Megjithatë, koncerti vijoi normalisht dhe Beyonce nuk reagoi publikisht për incidentin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH