Gerta e ka nisur ditën e sotme me lot në sy. Banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP 4” është zgjuar dhe ka dalë vetëm në oborr.
Teksa po pinte kafenë ajo ka nisur që të qajë. Më pas Gerta ka marrë sheqer dhe te banaku i Lori Caffe ka shkruar emrin e dy djemve të saj.
Kujtojmë se një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur mbrëmë mes saj dhe Gjestit në dasmën e Jozit dhe Loredanës. Teksa Gjesti po lagte çiftin, pranë tij ka shkuar Gerta dhe i ka hedhur alkool në sy.