Edhe 3 ditë na ndajnë nga startimi i sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, megjithëse kurioziteti i publikut për të ditur më shumë rreth VIP-ave që do të bëhen pjesë e shtëpisë në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Blogeri Olti Curri ka publikuar në InstaStory listën e personazheve të njohura shqiptare që prej kohësh është aluduar se do të jenë pjesë e “BBVIP”.
Julian Deda, Romeo Veshaj, Meriton Mjekiqi, Heidi Baci, Bardhi etj janë disa nga emrat e shkruar në letër, megjithëse akoma nuk dihet nëse këta janë banorët që do bëhen pjesë apo jo.
Aktori Jul Deda nuk e ka përjashtuat mundësinë e pjesëmarrjes dhe dëshirën për të fituar garën, pasi synon të përsërisë suksesin e vitit të kaluar nga ana e Luiz Ejllit.