Showbiz

“Egla me një dorë të fërkon me një dorë tjetër të gjuan”/ Olta Ahmetaj flet për televotimin mes Heidit dhe Romeos!

Shkruar nga Liberale

“Egla me një dorë të fërkon me një dorë

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar koreografja dhe balerina e njohur Olta Ahmetaj. Olta është edhe mikesha e një prej banorëve të këtij edicioni të “BBV 3”, Romeo Veshajt i cili Prime-n e kaluar u shpall finalisti i parë i këtij edicioni. Si e komenton Olta përzgjedhjen e Eglës për të çuar në një televotim Romeon dhe Heidin për finalistin e parë?

Egla me një dorë të fërkon me një dorë tjetër të gjuan.(qesh) Mund të kishte bërë një zgjedhje tjetër që nuk ishte Heidi ose Romeo, jo të shpëtonte njërin e të godiste tjetrin. Mendoj se nëse do të zgjidhte një personazh tjetër kundrejt Romeos ose Heidit mund të kishte shkuar ai tjetri në finale dhe jo Romeo ose Heidi. Përsëri më erdhi çudi që nuk u kuptua nga Romeo dhe Heidi loja e Eglës sepse dha sinjale. Romeo ëshë natyrë gjaknxehtë, ka momente që nuk do të dëgjojë dhe këtë ka bërë edhe me Eglën. Aty brenda janë shumë të tensionuar. Kjo është loja, duhet të tregojnë gjakftohtësi. Më pëlqen që kanë filluar me diskutimet, dëgjojnë dhe debatet të jenë më të drejtpërdrejta. Janë ulur tonet e ulërimave se kanë qenë gjithë kohës si gjela në këmbë. Tani janë afër finales dhe duhet të luajnë gurët e fundit.

Juli duket se nuk e ka pritur aspak mirë Romeon si finalist pasi ka nisur mënjeherë me sulmet kundrejt banorit. Si e komenton Olta?

Juli e ka pritur që njëri nga finalistët do të ishte Romeo. E ka dyshuar edhe televotimin për eliminim mes Romeos dhe Heidit, e ka menduar që ishte lojë. Është thjesht sulm ndaj finalistit për të tërhequr vëmendjen tek vetja.

Krisja e raportit mes Rozës dhe Julit, a ka pasur aleancë mes banorëve?

Roza nuk ka qenë asnjëherë në aleancë me Julin, Erjola po e ka pasur. Roza ka një tip që i thotë gjërat troç, nëse nuk i pelqen diçka nuk atashohet më me ty. Nëse ke te drejtë të jep të drejtë, këtë gjë ka bërë edhe me Julin. Në momentin që Rozës nuk iu duk e drejtë sjellja e Julit zgjodhi rrugën e saj./TAR

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH