Showbiz

Dy ish-banorët e "BBV" në lidhje? Për FOTON që trazoi rrjetin, Lumbardhi ka një shpjegim: Nuk kam qejf shumë...

Shkruar nga Liberale

Dy ish-banorët e "BBV" në lidhje? Për FOTON që

Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova ka reaguar për herë të parë lidhur me spekulimet që e përfshijnë në një marrëdhënie dashurie me këngëtaren e njohur Semi Jaupaj.

I ftuar në emisionin “Studio A”, Lumbardhi ka sqaruar qartë se raporti mes tij dhe Semit nuk ka karakter romantik, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për një miqësi të zakonshme.

“Më kanë dërguar disa artikuj… Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej. Jetën private nuk kam qejf shumë,” – tha ai duke i hedhur poshtë spekulimet që kanë qarkulluar së fundmi.

Aludimet nisën pas disa shfaqjeve të përbashkëta të tyre në rrjetet sociale, ku Lumbardhi dhe Semi u panë të afërt dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit. Kjo mjaftoi që ndjekësit të spekulonin se ka nisur një romancë të mundshme mes tyre.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH