Influencuesja me 1.7 milionë ndjekës në “Instagram”, Emilie Kiser, ka ndërmarrë një veprim ligjor për të mbajtur të mbyllura pamjet dhe dokumentet që lidhen me vdekjen tragjike të djalit të saj 3-vjeçar, Trigg.
Vogëlushi u gjet pa ndjenja më 12 maj dhe ndërroi jetë në spital më 18 maj, siç konfirmoi policia për revistën “People”.
Mediat e huaja shkruajnë se më 3 qershor, Gjykata e Lartë e Arizonës në Maricopa County pranoi kërkesën e Kiser për të mbajtur deklaratat e saj personale konfidenciale, ndërkohë që gjykata shqyrton nëse do t’i mbajë të gjitha provat jashtë syve të publikut.
Një burim ekskluziv për “People” tha se deklarata e saj personale “përshkruan thellësisht pikëllimin dhe traumën që ajo po përjeton” dhe se kjo dëshmi është paraqitur vetëm për të ndihmuar gjykatën të kuptojë perspektivën e saj, jo për publikun.
“Çështjet ligjore mbeten të qarta përmes dokumenteve publike, ndërsa dëshmia e Emilie-s e mbyllur nuk pengon transparencën e çështjes. Ky është një përpjekje për të ruajtur një grimcë privatësie në mes të një vëmendjeje mediatike të pamëshirshme”, tha burimi.