Showbiz

"Doja ta vrisja...", Laert Vasili rrëfen momentin kur zbuloi personin që abuzoi seksualisht me të

Shkruar nga Liberale
"Doja ta vrisja...", Laert Vasili rrëfen momentin kur zbuloi

Gjatë një rrëfimi të fortë erdhi këtë të shtunë në “S’e luan Topi”, aktori i mirënjohur Laert Vasili. Ai u ndal dhe tek deklarata që bëri gjatë kohës kur ishte në Big Brother, kur tregoi se në moshë të vogël një fqinj e ka abuzuar seksualisht.

Ai tha se vendosi të flasë për këtë ngjarje, sepse ajo kohë e errët e atyre viteve fsheh kaq shumë ngjarje të rënda, por që sipas tij askush nuk zgjedh që t’i tregojë dhe t’i bërtasë me zë të lartë.

“Më dhemb ai fëmija atëherë, por jo unë tani. E kam gjetur personin, kam shkuar në një kafe përballë dhe rrija e shihja një orë e gjysmë. Doja ta vrisja, por nuk e bëra. Nuk doja ta denoncoja, doja ta vrisja. Ose atë që u bënin në mesjetë…”, tha Vasili.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH