Sarah Berisha dhe DJ PM prej gati 2 vitesh po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Çifti ndajë vazhdimisht me ndjekësit momente të bukura që ata përjetojnë së bashku.
Së fundmi ndjekësit po aludojnë se Sarah dhe DJ PM "do të martohen së shpejti."
DJ PM ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet i veshur me kostum dhe duke buzëqeshur, duke drejtuar edhe një pyetje që na tërhoqi vëmendjen:
“A ka ndonjë dasmë vitin tjetër a jo?”
Përgjigjen ia ka dhënë partnerja e tij, Sarah Berisha, e cila i ka komentuar me një GIF, ku duket një dorë që i vendoset unaza e fejesës.
E pra Sarah po ia bën të qartë të dashurit, që pa unazë e propozim nuk ka martesë.