Rigels Rajku, i njohur ndryshe me emrin e artit Noizy, është shoqëruar në polici këtë të shtunë.
Kjo pasi ai akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, i njohur ndrshe në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.
Reper i njohuri, në një postim në InstaStory, ka njoftuar anulimin e performancës së tij në një klub në Ferizaj, për shkak se po shoqërohej për në polici.
Ndërkohë, tiktokeri Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.