Showbiz

Del FOTO e Dakota Johnson, dalja e parë e vetmuar pas ndarjes nga Chris Martin!

Shkruar nga Liberale

Del FOTO e Dakota Johnson, dalja e parë e vetmuar pas ndarjes nga Chris

Dakota Johnson është parë e vetmuar dhe me një pamje të zymtë në New York, vetëm pak orë përpara se të konfirmohej ndarja e saj nga partneri prej vitesh, Chris Martin. Aktorja 35-vjeçare u fotografua duke dalë nga hoteli luksoz Greenwich në lagjen Tribeca të Manhatanit, teksa mbante syze të errëta dhe dukej mjaft e tërhequr.

Burime për DailyMail.com konfirmuan se Dakota dhe frontmeni i grupit Coldplay, 48-vjeçari Chris Martin, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre që kishte nisur në vitin 2017. Dyshja ishin fejuar prej disa vitesh dhe ndonëse ishin mjaft diskretë me jetën e tyre private, ata shpesh janë konsideruar si një nga çiftet më të qëndrueshëm të Hollywood-it.

Del FOTO e Dakota Johnson, dalja e parë e vetmuar pas ndarjes nga Chris

Ende nuk dihet arsyeja e ndarjes, por fansat kanë vënë re mungesën e tyre në publik së fundmi dhe spekulimet kishin nisur prej disa javësh.

Pavarësisht ndarjes, burimet thonë se marrëdhënia mes tyre ka përfunduar pa drama dhe me respekt të ndërsjellë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH