Showbiz

Debati i ashpër mes konkurrenteve, Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, ish-banorja e "BBV" e thotë hapur: Duhet të përjashtohet!

Shkruar nga Liberale

Debati i ashpër mes konkurrenteve, Sara i mbylli derën e tualetit

Të fturara në emisionin “Big Brother Radio”, Antoneta Koçi, Monika Lubonja në studio dhe Efi Dhedhes dhe Balina Bodinaku nëpërmjet lidhjeve telefonike kanë dhënë mendimin e tyre për debatin e krijuar brenda shtëpisë së "BBV", mes Françeskës dhe Sarës, ku kjo e fundit i mbyll derën e tualetit.

Ish-finalistja e edicionit të dytë të BBV, Efi Dhedhes në lidhje me këtë situatë shprehu qëndrimin e saj dhe tha se:

Efi: Në fillim e kam parë shumë imtësisht pasi janë disa gjëra që nuk duken qartazi, doja të shihja kush e nisi si gjë. Kam parë çdo detaj nga pasqyra DHE kam parë që Sara e ka nisur çdo gjë. Në vija të përgjithshme mund të them që të dyja mund të “dënohen” për sjelljen e tyre kundrejt njëra-tjetrës, por padyshim nëse do të vija dikë përpara ajo do të ishte Sara sepse me thënë të drejtën nuk e kuptoj fare këtë lloj sjellje kaq të shëmtuar. 

Elona: Ti je e mendimit që Sara duhet të përjashtohet pas asaj që bëri?

Efi: Po, po jam shumë e mendimit që duhet të përjashtohet. Pavarësisht se çfarë pasoi mbrapa ne të gjithë e dimë se në fund të ditës njeriu është shkak pasojë. Në momentin që ndizet zjarri atëherë vazhdon situata. Veprimi i Sarës është i pafalshëm fare, aq më tepër që gënjeu mbrapa duke thënë se nuk bëri asgjë. 

Elona: Po gjuha e Françeskës? Fjalori i përdorur?

Efi: Është shumë i shëmtuar, unë prandaj e thashë edhe në fillim që i dënoj të dyja sjelljet. Nuk më pëlqejnë absolutisht. Unë jam një konkurrente e cila e di shumë mirë se çfarë do të thotë të bëhesh me nerva dhe të reagosh. Në vija të përgjithshme edhe nga gocat nuk e di nuk kam një lloj komenti pozitiv. Jam shumë e zhgënjyer. 

Eni: E sheh Bardhin pjesë të kësaj:

Efi: Mos ma përfshi sepse nuk di çfarë të them për atë çun. (qesh)

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH