Showbiz

Dalin EMRAT! Ja kush do të jenë opinionistët e “Big Brother VIP 4”!

Shkruar nga Liberale

Dalin EMRAT! Ja kush do të jenë opinionistët e “Big Brother

Në muajin dhjetor do të nisë transmetimi i një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri “Big Brother VIP Albania”. 

Rreth e qark janë ngritur aludime për konkurentët që do të jenë pjesë e shtëpisë, po për opinionistët?

Mesditën e sotme janë zbuluar dy figurat e njohura që do të ulen në karrigen e opinionistit. Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi në rolin e tij si opinionist. Por kush do të ulet krah Arbrit? Këtë edicion të katërt, atij do t’i bashkohet Neda Balluku. Dikur vetë pjesëmarrëse në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, roli i opinionistes nuk është diçka e re për të, pasi e kemi parë dhe në ‘Për’puthen”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH