Më në fund Blero Muharremi ka vendosur të mos e fshehë më të dashurën e tij të re, duke publikuar një pjesë të portretit të saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Blero ka publikua një foto krah partneres së tij, teksa të dy pozojnë para një pasqyre.
Siç shihet edhe në foto, vajza misterioze që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit, i duket vetëm një pjesë e fytyrës.
Theksojmë se këngëtari ka qenë tejet i rezervuar në lidhje me këtë romancë, duke u kujdesur gjithmonë të mos postojë portretin e plotë të saj, por nuk ka kursyer dedikimet e veçanta për të dashurën e re.
Lajmi se ai ishte në një lidhje romantike pas ndarjeve të bujshme, u bë i ditur kur ku i fundit e uroi partneren e re për Ditën e Shën Valentinit.