Showbiz

Aktorja e njohur REAGON pas fitores në gjyqin 400 milionë dollarësh...

Shkruar nga Liberale

Aktorja e njohur REAGON pas fitores në gjyqin 400 milionë

Aktorja Blake Lively ka reaguar për herë të parë pasi gjykata hodhi poshtë padinë për shpifje dhe shantazh prej 400 milionë dollarësh, të ngritur nga bashkëpunëtori i saj në filmin It Ends With Us, Justin Baldoni.

Në një deklaratë të fuqishme të publikuar në Instagram, Lively, 37 vjeçe, shprehu mirënjohje për 19 organizatat që u bashkuan në mbështetje të saj dhe të së drejtës së grave për të folur për sigurinë e tyre.

“Ashtu si shumë të tjera, edhe unë kam ndier dhimbjen e një padie hakmarrëse,” – shkroi ajo. “Edhe pse rasti ndaj meje u hodh poshtë, shumë gra nuk kanë mundësinë për t’u mbrojtur.”

Pas një viti të trazuar ligjor, ylli i Gossip Girl, e cila ka katër fëmijë me aktorin Ryan Reynolds, u shfaq në mbrëmjen Tribeca Artists Dinner në New York, duke reflektuar qetësi dhe vendosmëri.

Ajo premtoi se do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e grave për të folur, për dinjitetin dhe historinë e tyre, ndërsa falënderoi publikisht të gjithë ata që qëndruan në krah të saj, miq, ndjekës e organizata.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH