Ish-banori i Big Brother Vip Albania 4, Vserlo ka ndezur sërish rrjetin me dy postime që ka ndarë së fundmi në instagram.
E ndërsa ndodhet me pushime në Madrid, ai publikoi fillimisht një foto të një mashkulli muskuloz por pa kontekst brenda.
Por më pas ai publikoi sërish po të njëjtën foto, por këtë herë të shoqëruar me tekstin e këngës: "I'm in love with a criminal (Jam i dashuruar me një kriminel)".
Nuk dihet nëse kjo foto lidhet me ndonjë projekt apo ka të bëjë me një rrëfim të sinqertë të Vserlos, gjithsesi kjo mbetet për t'u parë.