Dy personazhet e njohura, Julian Deda dhe Xhemi Shehu do të marrin drejtimin e emisionit "Fiks Fare".
Ata kanë qenë mëngjesin e sotëm të ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për emocionet e kësaj eksperience të re.
Mes të tjerash Xhemi foli edhe për ‘Portokallinë’, për të cilën tha se mund të rikthehet për të luajtur ndonjë rol.
‘“Portokallia” është dashuria e vjetër, mund të jem ndonjëherë për ndonjë rol bashkë me Julin.’
Teksa është pyetur se çfarë do t’i mungojë nga “Portokallia”, Xhemi Shehu me lot në sy dhe e mallëngjyer u përgjigj:
"Do më mungojnë të gjithë kolegët. Janë shumë të mirë dhe do më mungojnë shumë, është një staf që e dua shumë. I uroj shumë suksese Nevinës, e di që do shkëlqejnë, do jenë shumë mirë", përfundoi ajo.