Karakteri i një Akrepi përfshin fjalë të tilla si: forcë, enigmë, pavarësi, intensitet dhe karizëm.
Një Akrep është pothuajse i parezistueshëm dhe që të mos mundohesh shumë për ta bërë për vete, të tregojmë çfarë pëlqen dhe çfarë jo një Akrep.
Çfarë pëlqen një Akrep?
Gjëra misterioze si: dokumentarë dhe podkaste krimi, filma psikologjikë dhe thriller, apo histori interesante për krime të tmerrshme. Sado e frikshme të duket, Akrepi e pëlqen.
Kur njerëzit vërejnë detajet.
Kur njerëzit s’ia marrin humorin e zi seriozisht.
Kur njerëzit i lënë hapësirë që të marrë kohën e vet, për të krijuar një raport me dikë.
Kur njerëzit kanë një mendim autentik mbi një situatë të caktuar.
Gjërat e rrezikshme, mundësisht që kanë lidhje me seksin.
Çfarë nuk pëlqen Akrepi?
Bisedat e vakëta, pa kuptim.
Opionionet që ndryshojnë shpesh.
Kur njerëzit ndërrojnë mendje dhe plane.
Kur njerëzit krijojnë drama.
Pabesinë. Nëse nuk tregohesh besnik ndaj një Akrepi, do e paguash shtrenjtë.
Njerëzit që ngatërrojnë “sinqeritetin” me “gjykimin”.