Life Style

Luljeta Bozo: Dy këshilla për një raport të mirë nuse-vjehrrë

               Publikuar në : 19:07 - 22/02/20 liberale

Inxhinierja Luljeta Bozo, e cila le të themi se u bë një fana për shqiptarët pas tërmetit të 26 nënrotir, ku askush nuk kishte informacion mbi atë që po ndodhte ndërsa paniku kishte kapur shumicën prej tyre.

Si një profesioniste e vjetër, Bozo tregoi se si duhej vepruar në të tilla raste. Por, tashmë po e njohim atë në një dimesion të ri, si një familjare dhe në raport me nusen e djalit, skenaristen Alda Bida.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Bozo ka treguar takimin e saj të parë me nusen e djalit, teksa ka theksuar se asnjëherë nuk gjykon njerëzit nga përshtypja e parë.

“Hera e parë që kam parë Aldën ishin në zbor andej në Mamurras, edhe vjen Petri e sjell. Në fakt Aldën të parën e ka parë Todi, edhe më përpara se Todi halla. Petri me mua ka qenë shumë i hapur. Edhe ma thua që kam një shoqe. Shyqyr që e ke një shoqe po kur do na i sjellësh. Erdhën nga zbori që të dy. Kjo ishte njohja e parë. Unë asnjëherë nuk nisem nga përshtypja e parë. Alda ishte goxha vajzë, e bukur, e re me gjallëri me të gjitha çfarë ka rinia. Mbi të gjitha rëndësi për mua kishte që ata të dy donin njëri-tjetrin. Kjo është më e rëndësishmja, kur djali me vajzën kanë dashuri të sinqertë, kanë mirëkuptim, kanë harmoni, të gjitha të tjerat sfumohen. Nuk merret njeriu me vogëlsira”, tha inxhinierja.

Sipas saj, për të patur një raport të mirë mes nuses dhe vjehrrës duhen mbajtur parasysh dy këshilla.

Në qoftë se do që të shkosh mirë, duhet të kesh dy gjëra parasysh. Vajza që vjen në shtëpi vjen nga një familje tjetër, nga një mënyrë tjetër jetes, futet në një mjedis të ri, duhet patjetër të bëhet shumë tërheqje dhe lëshim nga ai që është më i rritur dhe më i pjekur, nga i zoti i shtëpisë. Dhe po kështu nga ana e nuses. Kur arrihet ky mirëkuptim dhe dihet ku duhet të tërhiqet njëra palë dhe pala tjetër, gjithmonë gjendet gjuha e përbashkët. Kështu që duhet ta kesh në kokë. Po e ke në kokë që të bësh sherr, për asnjë gjë bën sherr. Në atë kohë ato ishin kushtet, do jetonim bashkë. Por mirë do ishte që secili të ishte në shtëpinë e vetë”, theksoi Bozo./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back