Emri i Luiz Ejllit ishte më i kërkuari gjatë kohës së Big Brother Vip, duke eklipsuar çdo lloj gjëje tjetër. Tashmë që gjithçka mbaruar, shqiptarët kanë vazhduar jetën dhe po kuptojnë se ka jetë përtej Luiz Ejllit dhe se nuk është ai qendra e universit të tyre.
Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi tha se në 3 muajt fundit shqiptarët kanë kërkuar për ChatGPT, duke i marrë fronin këngëtarit.
Në përgjithësi ‘Google’ përdoret për të shuar kuriozitete, nga shumica e njerëzve nëpër botë. Tani një nga trendet është ChatGPT, që njerëzit po i largohen ‘Google’-it dhe po shkojnë drejt ChatGPT për të t’a pyetur për gjëra, sidomos studentët dhe nxënësit.
Edhe pse mendohet që shqiptarët nuk kërkojnë në internet për gjëra interesante, le ta themi që ChatGPT-ja ka qenë një nga Top 5 fjalët më të kërkuar në ‘Google’ 3 muajt e fundit. Nëse e marrim në një term më të gjerë, Luizi është në vend të tretë", tha ai.