Aktualitet

Lezhë/ Po lëvizte me makinë, ekzekutohet efektivi i policisë

               Publikuar në : 08:59 - 05/12/20 liberale

Një punonjës i forcave të të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit. Sipas njoftimit të Policisë 26 vjeçari Xhulio Prela, ka qenë duke lëvizur më makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri.

Mësohet se 26 vjeçari Xhulio Prela, banonte në Rrilë dhe ishte me origjinë nga Puka. Ai ka qenë duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit, dhe në autostradën Milot – Lezhë është qëlluar nga një automjet tjetër, të cilin policia e ka identifikuar. Në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri.

Efektivi i policisë ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në superstradën Lezhë-Milot, kur është qëlluar me armë. Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë. Sipas burimeve Xhulio Prela kohët e fundit punonte në Tiranë dhe banonte në Lezhë.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back