Showbiz

Ledion Liço i bën kunj Donaldit për Borën

Shkruar nga Liberale
Ledion Liço i bën kunj Donaldit për Borën

Ledion Liço, ka qenë i ftuari i tretë i “Më lër të flas”, që e pati premierën dje.

Një nga pyetjet që mori, ishte për moderatorin dhe moderatoren e preferuar. Liço tha se moderatori që pëlqen më shumë në ekranin më të madh të shqiptarëve, është Isli Islami, prezantues i “Wake Up” dhe emisioneve të tjera në “Top Albania Radio”.

“Isli Islami. E kam njohur shumë, sidomos dy vitet e fundit kur më është dashur të dëgjoj radion shumë më tepër dhe më pëlqen shumë humori organik, batuta organike që ka Isli dhe mendoj që është i nënvlerësuar, sipas shikimit tim”, tha Liço.

Donald Veshaj e pyeti më tej Liçon se cila është moderatorja e tij e preferuar.

“Moderatore, si moderatore do të zgjidhja Bora Zemanin, mendoj se me punën e bërë kohën e fundit ka dalë më në dritë”, tha Ledioni.

Çunat nuk i shpëtuan edhe një ngacmimi kur Liço kujtoi emisionin e disa viteve më parë, me prezantues vëllezërit Veshaj dhe Bora Zemanin.

“Mesa duket ju nuk mendoni njësoj, përderisa nuk e keni sot në mesin tuaj”, tha ai.

Ndërsa Donaldi e kaloi situatën me humor, duke thënë se “mekanizmat e Top Channel kanë ndryshuar”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH