Globi

Lajm i mirë nga Rusia: Mbi 30°C, koronavirusi ndalon së infektuari

Shkruar nga Liberale
Lajm i mirë nga Rusia: Mbi 30°C, koronavirusi ndalon së infektuari

Mbikëqyrësi rus Shëndetit thotë se ditët e nxehta të verës mund të shpëtojnë njerëzimin përfundimisht nga Covid-19 pasi virusi bëhet pothuajse jo infektiv në temperaturat e ajrit mbi 30 gradë Celsius.

“Koronavirusit të ri SARS-CoV-2 nuk i pëlqen nxehtësia dhe humbet aktivitetin e tij infektiv pothuajse tërësisht në temperatura mbi plus 30 Celsius,” tha Rospotrebnadzor.

Institucioni në fjalë po i përgjigjej pyetjeve në një faqe interneti qeveritare kushtuar betejës së Rusisë kundër pandemisë, ndërsa tha se plus 70 gradë Celsius është temperatura në të cilën koronavirusi çaktivizohet plotësisht. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH