Globi

Ky vend shfuqizon ligjin kundër duhanit, ekspertët e shëndetit kritika: Të tmerruar nga ky vendim!

Shkruar nga Liberale
Ky vend shfuqizon ligjin kundër duhanit, ekspertët e shëndetit

Qeveria e re e Zelandës së Re ka në plan të heqë ndalimin e pirjes së duhanit në vend, për të financuar uljen e taksave.

Legjislacioni, i prezantuar nën qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga Jacinda Ardern, do të ndalonte shitjen e cigareve vitin e ardhshëm për këdo që ka lindur pas vitit 2008.

Pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në Zelandën e Re dhe politika kishte synuar të ndalonte brezat e rinj që të pinin duhanin. 

Ekspertët e shëndetësisë e kanë kritikuar ashpër ndryshimin e papritur.

"Ne jemi të tmerruar dhe të neveritur... ky është një hap tepër retrogradë ndaj masave shëndetësore lider në botë, absolutisht të shkëlqyera," tha Prof Richard Edwards, një studiues i kontrollit të duhanit dhe ekspert i shëndetit publik në Universitetin e Otagos.

"Shumica e grupeve shëndetësore në Zelandën e Re janë të tmerruar nga ajo që ka bërë qeveria dhe po u bëjnë thirrje atyre të tërhiqen," ka thënë ai për BBC.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
    52%
  • Jo!
    48%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH