Politikë

Kuvendi i rrëzoi kërkesën, Bardhi: Ka një tentativë të qartë të Grupit Parlamentar të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës

Shkruar nga Liberale
Kuvendi i rrëzoi kërkesën, Bardhi: Ka një tentativë

Në seancën e kësaj të enjteje, Kuvendi rrëzoi kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Bardhi u shpreh sekjo është një tentativë e mazhorancës penguar përfaqësimin e opozitës në Reformën Zgjedhore.

Siaps Bardhit, caktimin e poërfaqësueve të PD e ka vetëm Grupi Parlamentar i kësaj force politike.

“Tentativë, më të rëndën në 32 vite që një mazhorancë ka kryer ndaj demokracisë parlamentare, ku së pari, prej muajsh mbahet me nxitjen e qeverisë dhe mazhorancës një konflikt i ndezur në opozitë dhe së dyti, kulmoi me një vendim të marrë skutave dhe teatri i mëngjesit ishte pjesë e skenarit, për të emëruar opozitën, PS-ja në reformën zgjedhore. Opozita ka të drejtë, Grupi Parlamentar i PD ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit të vetë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ka një tentativë të qartë të Grupit Parlamentar të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës, për ta zvarritur siç kanë bërë gjatë 2 viteve, finalizmin e Reformës Zgjedhore”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH