
Blendi Lami
Paaftësia e SHBA-ve për t’u imponuar në arenën ndërkombëtare është bërë e qartë edhe njëherë në teatrin që po zhvillohet në veriun e Kosovës. Në kalvarin e gjatë të negociatave për sheshimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, SHBA dhe BE po e mbikëqyrin/orientojnë procesin. Kjo do të thotë se Perëndimi – SHBA/BE – po i kushton interes të veçantë rajonit tonë, i cili ka nevojë për menaxhim. Megjithatë, ky proces negociues nuk ka dhënë frytet e pritshme. Palët në proces kanë sfiduar haptas shtetin amerikan dhe institucionet e BE-së. (Ky shkrim ishkurtër ka më shumë në fokus rolin e Amerikës.) Çfarë po ndodh? Si është e mundur që një superfuqi si SHBA të mosarrijë të diktojë kushte dhe të ushtrojë autoritet për zgjidhjen e një konflikti të tillë?
Në ditët e sotme, SHBA nuk po arrin të ketë atë lloj influence qëvetë e parashikon (teksa i referohemi strategjisë amerikane). Nëkontekstin e sotëm, SHBA po sfidohen dukshëm nga disa pole(të ashtuquajturat “tregje/shtete në zhvillim”) të shfaqura kohët e fundit. Për ilustrim, le të marrim tre shembuj të aleatëve tradicionalë të Perëndimit: Erdogan është një nga përfaqësuesit më tipikë të këtij qëndrimi antiamerikan (duke ditur se Turqia ka qenë anëtar i NATO-s prej 70 vjetësh dhe në këtë vend ka baza ushtarake amerikane); në çështjen e Ukrainës, Turqia bën njëlojë të dyfishtë mes Perëndimit dhe Rusisë. Presidenti brazilian Lula e ka kritikuar haptas SHBA-të, duke u pozicionuar kundër “hegjemonisë së dollarit” dhe ka deklaruar se për luftën duhen fajësuar si Rusia ashtu edhe Ukraina. Presidenti i Afrikës sëJugut Ramaphosa në pamje të parë duket se ka marrëdhënie tëmira me Perëndimit, por kohët e fundit është afruar me Rusinëdhe Kinën; ai ka refuzuar të dënojë agresionin rus në Ukrainë. Me pak fjalë, këto vende nuk besojnë më se SHBA mbartin statusin e dikurshëm të një superfuqie të padiskutueshme nërendin ndërkombëtar.
Ky është konteksti i ri gjeopolitik. Fareed Zakaria e përshkroi këtë kontekst në vitin 2008 si vijon: “Nuk është dobësim i Amerikës, por fuqizim i të tjerëve (‘rise of the rest’). Sipas tij, shumë vende që “dikur ishin ushtarë në tabelën e shahut, tani janë bërë lojtarë dhe tani po ndjekin interesat e tyre”. IanBremmer e quajti këtë kontekst gjeopolitik “G-Zero”: me rënien e sistemit “Pax Americana” (koncepti i paqes relative në hemisferën perëndimore i zbatuar pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shtetet e Bashkuara u bënë fuqia dominuese ekonomike, kulturore dhe ushtarake në botë), globi është më i pasigurt: Amerika e ka humbur besueshmërinë në skenën ndërkombëtare, gjë që lidhet edhe me fuqizimin e pretendentëve të tjerë (si Rusia dhe Kina) për marrjen e kontrollit ndërkombëtar.
Fuqitë e mësipërme kanë fituar një status, të cilin mund ta shfrytëzojnë për të sfiduar Amerikën, por si është e mundur qëajo sfidohet nga Kosova, e cila mbijeton falë mbështetjes amerikane?
Kosova guxon të sfidojë Uashingtonin, pasi nuk e konsideron një lojtar që mund të zgjidhën krizën. Gjithkush mund të thotë se ky është një paradoks. Një shtet si Kosova që ekziston falëmbështetjes amerikane, nuk i sheh më SHBA-të si palë qëimponohet për të zgjidhur krizën. Kjo ndodh për dy arsye: sëpari, SHBA duken se nuk janë aq të konsoliduara në arenën ndërkombëtare për shkak të statusit të saj të rrudhur (shpjeguar më lart); dhe së dyti, Kosova nuk është në gjendje të masë me racionalitet kapacitetet e saj; shkurt, Kosova nuk e di qartë rolin e vet si ushtar apo lojtar në këtë lojë shahu.
Pse ndodh kjo ngatërresë?
Është e qartë që dialogu i iniciuar nga BE dhe SHBA për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi ka dështuar. Kjo nuk është shenjë e mirë as për shqiptarët, as për BE-në, as për SHBA-në – me këto pasoja: konflikti mbetet i pazgjidhur dhe situata do të vazhdojë të jetë e destabilizuar, gjë që shkon nëfavor të Serbisë dhe padrones së saj - Rusisë; Bashkimi Evropian, edhe pse po insiston të lërë pas imazhin si fuqi e butë, nuk ka kapacitete imponuese; dhe së treti, SHBA ka kapacitete, por ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë: ka ndërtuar një shtet kosovar, por pa pasur një strategji të qartë për të ardhmen e këtij shteti.
Prandaj, qoftë Kurti apo edhe kryeministra të mëparshëm të Kosovës janë gjendur në situata të tilla që bien ndesh me politikën amerikane (një politikë afatshkurtër, pasi duket sheshit se nuk është afatgjatë); dhe për më tepër, prandaj, edhe Kurtishpesh nuk e di rolin e vet: harron se nuk është lojtar, por ushtar në këtë lojë.
Sa kohë që të mos ketë një strategji të qartë të SHBA-ve, një strategji të cilën ta zbatojë me rigorozitet, kriza si ajo e ditëve të fundit në veri të Kosovës do të përsëriten.