Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë pasditen e djeshme.
Sipas mediave në Kosovë, një person ende i pa identifikuar nga policia ka nisur në llogarinë e rrjetit social "Twitter" të Vjosa Osmanit një kërcënim me jetë të shkruar në gjuhën angleze.
Ndërkohë mësohet se stafi i Osmanit e ka referuar rastin tek organet e policisë dhe prokurorisë së Kosovës. /Gazeta Liberale