Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët me homologun italian, Giuseppe Conte në Romë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se përshëndet qëndrimin pozitiv të Italisë për hapjen e negociatave me BE-në.
Ndërsa nga ana tjetër Conte u shpreh se kriza politike në Shqipëri mund të zgjidhjet vetëm nëpërmjet dialogut me opozitën.
“Opozita dhe qeveria të ulen në dialog që të zgjidhin krizën. Të duhet vendet, Shqipëria dhe Italia do të punojnë për nismat në biznese”, pohoi Conte. /Gazeta Liberale