Pas publikimit të videos kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla deklaroi se do të padiste ish-deputetin e PD-së, Ervin Salinaji.
I ftuar në studion e Abc News, Salianji shpjegoi se nuk kishte dijeni për këtë video dhe se ka reaguar pas publikimit të ekzistencës së saj nga gazetari Artan Hoxha.
“Di të thëm një gjë që të gjitha akuzat bëhen për të zhvendosur vëmendjen nga theklbi i diskutimit që thith një tas të madh me lëndë narkotike, ndërsa fëmijet e asaj zone nuk mbushin dot një tas me ushqim. Ne kemi ujkun çfarë na duhen gjurmët. Ne s’kemi lidhje me këtë çështje, thjesht i jemi referuar medias. Nuk e kam parë fare si video, e pash vetëm atë ditë kur doli në media", tha Salianji, duke theksuar se Lefter Alla duhej shkarkuar nga detyra.
“Mbani mend se si për video të ngjashme u shkarkua një kryetar tjetër aty. Reagimi duhet të jetë i menjëhershëm në këtë rast”, tha Salianji.