Politikë

Korreshi zbulon kërkesën për bashkim: Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Shkruar nga Liberale
Korreshi zbulon kërkesën për bashkim: Bardhi i ka dërguar

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është shprehur optimist për një mundësi bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të PD si një grup i vetëm dhe jo i përçarë.

Ai ka zbuliar se Gazmend Bardhi i ka dërguar Sali Berishës një kërkesë me shrkim me qëllim për t’i dhënë zgjidhje përçarjes brenda PD-së.

I ftuar në Ora News, Korreshi deklaroi se demokratët janë lodhur duke e parë partinë të përçarë.

Sajmir Korreshi: Gazment Bardhi i ka bërë një kërkesë me shkrim Sali Berishës. Ne në parlament shkojmë bashkë me njëri tjetrin, tema jonë përveç zhdukjes së Ramës është edhe 14 maji.

Demokratat u lodhën duke na parë të përçarë, jemi zënë me njëri-tjetrin, kemi ngrënë kokat e njëri tjetrit. Ne duhet të maksimalizojmë forcat dhe të zgjedhim kandidat propabël.

Bardhi në emër të gjithë problematikave, të jetë Bardhi që të çojë kandidatët, ne të hyjmë në garë si PD.

I është përcjellë mesazhi zotit Berisha, pritet tashmë duke parë edhe qëndrimin e të gjithë deputetëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH