Showbiz

Komentuesja e shan dhe e mallkon, Sara Hoxha iu kthen përgjigje njëherë e mirë të gjithë ndjekësve të BBV

Shkruar nga Liberale

Producentja e Big Brother Vip, Sara Hoxha ka reaguar pas mesazheve të shumta që ka marrë në lidhje me reality show-n .

Ajo ka publikuar njërin prej mesazheve, ku një ndjekëse e fyen dhe e mallkon.

"Gëzuar Ramazanin të gjithëve! Teksa vijmë në përfundimin e këtij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet, edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të këndshëm!", iu përgjigjet Sara ndjekësve.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH