Globi

Kolegët përplasën në tokë të moshuarin, 57 efektivë japin dorëheqjen

Shkruar nga Liberale
Kolegët përplasën në tokë të moshuarin, 57

57 efektivë të Policisë së Bufalos, në Nju Jork, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, pas pezullimit të dy kolegëve të tyre, që akuzohen se përplasën në tokë një protestues 75-vjeçar. CNN mësoi se efektivët dhanë dorëheqjen nga skuadra speciale, por jo nga puna e rregullt në Policinë e qytetit.

Për ngjarjen, e cila u filmua në kamera, ka nisur edhe një hetim. Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, e quajti të pajustifikuar dhe të turpshëm.

Në pamjet filmike, protestuesi shfaqet përballë efektivëve të policisë të cilët ndërsa përparojnë e shtyjnë duke e hedhur në tokë. Koka e tij përplaset me trotuarin e ndërsa ai qëndron i shtrirë dhe i gjakosur, ata e lënë aty dhe vazhdojnë rrugën.

I moshuari, Martin Gugino, ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, thanë autoritetet. Avokati i tij tha se ishte në gjendje të stabilizuar dhe se ai ishte thjesht një protestues paqësor, i njohur në komunitet për aktivizimin në shoqërinë civile.

https://youtu.be/up2jUCgcaFY

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH