Shije

Kokoshkat luftojnë plakjen dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

               Publikuar në : 19:39 - 09/01/20 liberale

Jo vetëm janë të shijshme, por është një ushqim i pasur me lëndë ushqyese që ofron përfitime të shumta shëndetësore. Kush nuk do kokoshka kur shikon një film?

Por ajo që shumë nuk e dinë është se mund dhe duhet të konsumohet më shpesh, pasi  janë të shkëlqyeshme për shëndetin.

Një porcion i vogël kokoshkash përmban nivele të larta antioksidantësh të fuqishëm të quajtur “polifenole”.

Duke konsumuar kokoshka ju hani 200 deri në 300 miligram antioksidantë, nga një total prej 2 gram polifenolesh që duhet të hahen çdo ditë.

Ja disa nga përfitimet

– Të pasura me fibra, rregullojnë funksionimin e zorrëve.

– Me shumë antioksidantë, luftojnë degjenerimin e qelizave dhe parandalojnë kancerin dhe diabetin.

– Zbutin efektet e moshës, ngadalësojnë plakjen ndërsa luftojnë radikalet e lira.

– Me pak kalori por plot fibra, ndihmojnë për të humbur peshë, me kusht që të konsumohen në sasi të moderuar.

– Janë një burim i shkëlqyer energjie dhe karbohidratesh me cilësi të lartë.

Por kini kujdes, të gjitha këto përfitime përfitohen duke konsumuar kokoshka, të cila prodhohen në një tigan me një sasi të vogël vaji.

Në të kundërt, kokoshkat me mikrovalë nuk rekomandohen pasi përmbajnë shumë kimikate aromatizuese dhe madje edhe ambalazhet industriale mund të përmbajnë PFOA (perfluorooctanoic), një produkt i përdorur për ngjitjen e paketimit, i cili është i dëmshëm për shëndetin.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back