Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se është koha që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar dy fotografi, një nga Tirana e vitit 1980 dhe një tjetër nga ajo e vitit 2021.
"Koha për t'u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri!", shkruan Meta.
Ndërsa në foton e parë Tirana duket e gjelbër dhe më pak ndërtime, në foton e dytë duket plot ndërtime dhe me ajër të ndotur. /Liberale.al