Showbiz

Kjo është dëshira e vetme e Aurela Gaçes në këtë 49-vjetor

Shkruar nga Liberale
Kjo është dëshira e vetme e Aurela Gaçes në

Jemi mësuar ta shohim vazhdimisht energjike në skenë, por edhe në prezantimet e ndryshme televizive ku sigurisht spikasin zëri i saj potent, karizma dhe sensi i humorit prej një labeje të vërtetë. Ndonëse në pamje të parë, Aurela Gaçe të jep përshtypjen e një gruaje të fortë, thellë brenda saj fshihet një shpirt i ndjeshëm dhe këtë arrin ta transmetojë gjithmonë në intervistat dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale. Ne postimin e ditëlindjes ajo është shprehur se dëshiron të jetojë edhe për shumë vite që t’i qëndrojë afër familjes.

Postimi i plotë:

Sot, 49 vite më parë, Bulja e Agimi u gëzuan me fëmijen e parë ! Isha unë????.

Erdha në jetë në 3 të mengjesit mbas 3 ditesh vuajtje të mamit tim .

Fëmijêri tê bukur, mes njerezve më të dashur, me familjen time,me gjyshêr, shumë kusherinj e familje tê madhe.

Tani mbas kaq vitesh ne skene e intervista , ju e dini êndŕren, perpjekjet etj etj.

Nuk do tê ndalem aty ,tek êndrra,as tek karriera.

Absolutisht!

Jo se nuk është e rendesishme, pasi luftova çdo dite e patjeter mê dhemb e më lumturon njësoj si çdo njeri që lufton pêr veten, në çdo profesion qê zgjedh .

Në kêtê dite, dua thjeshtê ti luten Zotit të më lêrê kêtu pêr shumë vite.

Arsyeja shumë e thjeshtë.

Si çdo prind. Si çdo nënë pa më te voglin pêrjashtim, edhe unë dua të jem pranë familjes time sa mê gjatë ,tê rris, të shijoj rritjen e vajzave , të jem prane tyre në të mirë e në të keq. Njësoj siç prinderit e mij ishin e jane me edhe pêr mua.

Edhe pse kam krjiuar familjen time, perseri kam nevoje per prinderit e mij, motren e vëllanë.

Në fund të fundit, secili nga ne vjen në jetë me një qëllim. Fillimisht, mendoja se qëllimi im ishte vetêm muzika.

Sot , besoj se secili nga ne në muzike ,sado i madh ose i vogël, êshtë i zëvêndësueshëm. Ose, më saktë, bota e artit eshtê kaq e madhe ,kaq e gjerë sa gjithmone ka vend pêr secilin shpirt që vjen e shkon në kete jetë. Ama, ngelesh e pazëvêndësueshme si nëna që u dhe jetê nga jeta jote fëmijëve tê tu !

Besoj se më e rëndësishme se cdo gje tjeter, ështê familja. Sot, nê kêtë ditë e besoj, se qellilimi im eshte të jem njeri, të mësoj femijët e mi të duan jeten veten, të tjerêt.

Bota ëdhtë bêrê e egêr !

Ose kështu ka qënë,por ne kemi sfidat tona e ashtu na duket,sikur janê shtuar më shumë.

Prandaj më shume se kurrë, sot, i uroj vetes JETË TË GJATË, që të jem pranë familjes time,miqve e mes jush dashamires të pasionit tim.

E zgjata shumë shumë. E di.

Por kjo jam unë.

Mbase pak tepêr pêr kete kohë ku duket sikur ndjesitë janê venitur.

Por, kjo jam unê !

#birthday #49 #mybirthday

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH