Kiara Tito ishte dje e ftuar në “Pop Culture” ku tregoi se para disa vitesh ka refuzuar një djalë që e ftonte për të dalë dhe se tani është penduar, pasi djali në fjalë është bërë shumë i mirë.
“Ka qenë një djalë shumë i mirë, që më ka ngacmuar para disa vitesh, por nuk ka qenë kaq i mirë sa është tani dhe i kam thënë jo. Nuk ka qenë i shëmtuar por nuk është kështu siç është bërë tani. Jam penduar tani”, ka treguar Kiara, por pa treguar detaje se kush është ai. /Gazeta Liberale