Sociale

Këto janë pijet që nuk duhet t'i konsumoni në ditët e nxehta

Shkruar nga Liberale
Këto janë pijet që nuk duhet t'i konsumoni në

Kur është vapë, duhet të pimë shumë lëngje për të mbrojtur trupin tonë nga dehidratimi.

Por a janë të gjitha pijet të përshtatshme për këtë rast? Idealja është konsumi i ujit! Ka edhe shumë pije që në vend që të na freskojnë, kanë efekt negativ.

Le të shohim më poshtë se cilat janë ato:

Alkooli, edhe nëse është i ftohtë

Kur është shumë nxehtë, mendojmë se një gotë verë roze, për shembull, është ideale për të na freskuar. Megjithatë, alkooli është diuretik dhe na dehidraton, ndaj është mirë ta shmangim atë.

Pije freskuese dhe lëngje/pije me sheqer

Kur një pije ka sheqer, na bën të kemi etje në vend që të na i shuajë atë. Pra, nuk bën për ditët e nxehta.

Pije të ngrira

Sado e çuditshme të duket, pijet e ftohta nuk na shuajnë etjen, por na bëjnë më të etur. Kur një pije është plot me akull, atëherë trupi ynë duhet të bëjë shumë përpjekje që të jetë në gjendje të balancojë temperaturën e trupit në mes të të nxehtit, kështu që përfundimisht na ngroh.

Milkshake

Shumë e shijshme dhe joshëse, edhe pse e pasur me kalori. Për shkak se kanë shumë sheqer dhe shumë kuba akulli, nuk na shuajnë etjen por na bëjnë të etur. Prandaj ne i shmangim ato.

Pra, çfarë ka mbetur?

Zgjidhja më e mirë, natyrisht, siç thamë nuk është gjë tjetër veçse uji. Për ta bërë atë më interesante dhe më aromatike, mund t’i shtojmë barishte aromatike, fruta dhe sigurisht limon për më shumë efekte detoksike. Përveç ujit, një zgjidhje shumë e mirë për të nxehtin është limonada, ideale e bërë vetë dhe pa ose me sheqer minimal.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH