Globi

KE: Të nisë vaksinimi i popullsisë kundër gripit

Shkruar nga Liberale
KE: Të nisë vaksinimi i popullsisë kundër gripit

Komisioni Evropian u bën thirrje shteteve anëtare të nisin më herët fushatën për vaksinimin e popullsisë kundër gripit, për të ulur rrezikun e shpërthimeve të njëkohshme të gripit dhe të Covid-19.

Fushatat për vaksinim kundër gripit normalisht fillojnë në vjeshtë, por sivjet këshillohet që ato të fillojnë gjatë verës. Zyrtarët e BE-së janë të shqetësuar se spitalet mund të mbingarkohen nga një numër i madh pacientësh, siç ka ndodhur në kulmin e pandemisë së koronavirusit në Evropë, gjatë muajve mars dhe prill.

Komisioni Evropian po ashtu u bëri thirrje shteteve që të blejnë më shumë vaksina kundër gripit.

Këtë javë, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëruan se vala tjetër e koronavirusit në dimër mund të jetë më vdekjeprurëse.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH