Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka mundur të sigurojë më shumë vota për këshillat bashkiakë se Partia Socialiste, në 2 bashki të vendit.
Në Bashkinë e Pukës dhe Fushë Arrëzit, ku ka përfunduar procesi i numërimit për Këshillat Bashkiakë, PSD ka mundur të dalë forcë e parë.
Në Pukë PSD ka mundur të sigurojë 17.66% të votave, kundrejt 11.74% që kanë siguruar socialistët.
Ndërsa në Fushë Arëz PSD ka marrë 13.22% të votave, e pasuar nga Partia Socialiste me 12.79% të votave.
Teksa janë numëruar 19 qendra votimi nga 53 në total, PSD kryeson në Vaun e Dejës me 32.19% të votave. Në vend të dytë renditen socialistët me 19.5% të votave.
Në Lezhë janë numëruar 39 qendra votimi nga 126 në total. PSD kryeson me 19.86% të votave, kundrejt 13.28% të votave të marra nga socialistët.
Kjo provon rolin që ka luajtur Tom Doshi, si aleat i socialistëve që në të dy qarqe, por veçanërisht në Shkodër, pas 30 viteve, të fitonte një kandidat socialist.