Aktualitet

Kalo-Beqajt: Gjej kohë për ata që vuajnë nga pushtetarët e pangopur

Shkruar nga Liberale
Kalo-Beqajt: Gjej kohë për ata që vuajnë nga

Mjeku i njohur Tritan Kalo i është përgjigjur ironisë së ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili tha sot në emisionin ‘Kjo Javë’ se habitej që si një mjek që është në vijën e parë të luftës me koronavirusin, gjen kohë të lexojë, të shkruajë e të dalë në studio televizive.

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku Kalo thotë se e gjen kohën të mendojë dhe të shprehet për ata që janë keqpërdorur dhe që vuajnë nga pushtetarët duar gjatë dhe të pangopur.

Më tej mjeku e argumenton se “Publiku në këto Kohë Covidiane e ka të domozdoshme të informohet e të mos “provokohet” nga gjithfarë diskutimesh e debatesh në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale, të cilat janë shpesh jo të mirë-mbështetura mbi shumë fakte….”

Postimi i plotë

DUKE qënë në vijën e parë të sfidës ndaj Covid-19, DUHET ta dijë gjithkush se si profesionist dhe qënie sociale e ndërgjegjësuar, si një MANTELBARDHË i panjolltë, UNË e gjej edhe kohën të mendoj e të shprehem për ata/ato, që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i PUSHT-SHTETIT nga PUSHT-SHTETARËT duar-gjatë e të pangopur….

Në “PROVOKACIJA” më 1 Maj 2020, me moderatorin e njohur Mustafa Nano….Publiku në këto Kohë Covidiane e ka të domozdoshme të informohet e të mos “provokohet” nga gjithfarë diskutimesh e debatesh në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale, të cilat janë shpesh jo të mirë-mbështetura mbi shumë fakte….

HEDHJA në tregun informativ të shumë e shumë hipotezave, ende të pa mbështetura mbi fakte të qënësishme: 1- Epidemiologjike, 2- Virologjike, 3- Imunologjike, 4- Klinike dhe 5- Imazherike, mundet të mos ndihmojnë në nxjerrjen e të vërtetës së Fillim – Evolucionit të Pandemisë Sars-Cov2/Covid-19, jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë….K

OHA dhe ANALIZIMI i çdo hapi të hedhur në këtë udhë të vështirë për të gjithë ne, do na bëjë të nxjerim jo pak mësime të vlefshme për sfida të ngjashme në të ardhmen….KONTRIBUTI i gjithkujt sado i vogël qoftë ai është mjaft i dobishëm….

SHPRESOJ se gjithkush mundet të kujtojë kryeveprën e Nobelistit Gjerman Hajnrih Bellit:”Po ku ishe ti Adam”, ndaj edhe unë NUK dua të kujtohem si “një Adam” pas disa muajsh, në periudhën POST-COVIDIANE e të mos japë kontributin tim në këtë sfidë ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….Bashkëkombasit e mi, VIJONI të BËNI shumë kujdes për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga INFEKSIONI Sars-Cov2/Covid-19….KA SOT më shumë se DJE edhe DRITË jeshile në fund të tynelit…NE së bashku do ia dalim me sukses në këtë SFIDË që bart emrin Covid-19!!!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH