Modelja Jori Delli ka konfirmuar se, ka pasur një lidhje me reperin italian Fred De Palma.
E ftuar në Top Albania Radio, Jori zbuloi se është ndarë nga artisti 3 javë para së të futej në Big Brother Vip.
“U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”. Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes. E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë. Nuk jemi mërzitur me njëri-tjetrin pas ndarjes. U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme.”, tregoi ajo.