Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të hënën se të paktën 11 shtetas amerikanë janë në mesin e të vrarëve, nga sulmet e grupit të Hamasit ndaj Izraelit.
SHBA beson se shtetasit amerikanë mund të jenë edhe në mesin e personave që po mbahen peng nga grupet militante.
Kreu i Shtwpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me zyrtarët izraelitë për të marrë më shumë informacion, në lidhje me vendndodhjen e qytetarëve amerikanë, të cilët janë në listën e personave të zhdukur.
"Për qytetarët amerikanë që janë aktualisht në Izrael, Departamenti i Shtetit po ofron ndihmë konsullore si dhe njoftime të përditësuara mbi situatën e sigurisë. Për ata që dëshirojnë të largohen, fluturimet komerciale dhe rrugët tokësore janë ende të disponueshme”, tha Biden.