Globi

Islanda teston 10% të popullsisë, gjysma e të infektuarve pa simptoma

Shkruar nga Liberale
Islanda teston 10% të popullsisë, gjysma e të infektuarve pa

Islanda ka arritur diçka që asnjë vend tjetër nuk e ka bërë deri tani. Ajo ka testuar 10% të popullsisë së saj për koronavirus, një shifër shumë më e lartë se kudo tjetër në botë.  Po ashtu është zbuluar se gjysma e personave që kanë rezultuar pozitiv, nuk kanë simptoma.

Në Islandë janë konfirmuar të prekur 1600 persona me Covid-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë vetëm 7 persona, me një shkallë vdekshmërie vetëm 0,004 përqind.

Testimet e 10 përqind të popullsisë, e cila është mbi 364 mijë banorë, janë kryer me ndihmën e një kompanie biof farmaceutike me bazë në Rejkjavik, “deCODE”.

Daily Mail shkruan se Islanda është bërë vendi me përqindjen më të lartë të personave të prekur krahasuar me numrin e popullsisë dhe kjo ka ardhur si pasojë e përqindjes së lartë të testimeve. Pavarësisht këtyre shifrave, në Islandë bizneset nuk janë mbyllur.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH