Mevlani dhe Livia kanë qenë të dy pjesë e reality show “Kepi i Vipave”, në të cilin u afruan shumë me njëri-tjetrin.
Ditën e djeshme, Livia ka qenë e ftuar në programin “Ftesë në 5”, ku është ngacmuar nga moderatorja, Bieta Sulo, në lidhje me një dëshirë të sajën që ende nuk është realizuar.
Ajo ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë dhe sa i përket babait të fëmijës, ajo sigurisht që ka zgjedhur Mevlanin edhe pse në rrjet përflitet për një ndarje mes tyre.
Bieta: Një dëshirë e jotja që ende nuk është realizuar?
Livia: Ndoshta do kisha dashur të kisha një fëmijë tani. Kam moshën e duhur. Duhet të bëhesha nënë në moshën 27-vjeçe, të kisha shtëpinë time dmth të realizohesh.
Bieta: Babai? Ai që shohim në fotografi nga pas? (referuar Mevlanit)
Livia: Nëse është fati jonë, pse jo, normale.
Bieta: E keni diskutuar si temë?
Livia: Normale.
Bieta: Ti e do por Mevlani?
Livia: Sigurisht që e do edhe Mevlani. Dëshiron një çun.
Bieta: Me Mevlanin do dojë të kisha sa fëmijë?
Livia: Nuk jam për familje shumë të madhe të them të drejtën. Mendoj dy.