Inxhinieri i njohur Arben Meçe ka dhënë alarmin për pallatin 12-katësh në lagjen 17 në qytetin e Durrësit, i cili ka 185 hyrje.
Meçe ka thënë se ky pallat ka dëmtime në strukturë dhe në bërthamë dhe duhet të inspektohet urgjentisht.
“Pallati 12 katësh me 285 hyrje në lagjen 17 të qytetit të Durrësit është në gjendje të rëndë. Strukturat shtetërore duhet të paraqiten menjëherë këtu. Është i vetmi pallat që kam parë deri tani në Durrës dhe ka dëmtime serioze në strukturë dhe në bërthamë”, tha inxhinieri Meçe.