Aktualitet

Indrit Ndoji u godit me kaçavidë, këta janë dy vrasësit e Fushë Krujës

Shkruar nga Liberale
Indrit Ndoji u godit me kaçavidë, këta janë dy

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Fushë Krujë dy net më parë. Dy vëllezërit e arrestuar janë; Saimir dhe Landi Miri 39 vjeç dhe 18 vjeç. Ata akuzohen për vrasjen e të riu Indrit Ndoji 34-vjeç.

Policia deklaron se i riu nuk është vrarë me armë zjarri, por me një mjet shpues që dyshohet se është kaçavidë.

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive ende të paqarta me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.

Në konflikt e sipër, dy vëllezërit e kanë goditur të riun “me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar”. Trupi i 34-vjeçarit u gjet në një kanal pranë shtëpisë. Por policia nuk ka arritur që të zbulojë se ku ka ndodhur ngjarja.

Ende nuk dihet nëse dy vëllezërit e ndoqën të riun drejt shtëpisë, apo i dolën në pritë? Ishte vetë 34-vjeçari që shkoi i plagosur drejt shtëpisë apo dy vëllezërit e qëlluan diku tjetër dhe e dërguan aty? Dhe në fund kush e hodhi në kanal?

Dy vëllezërit nuk kanë pranuar ngjarjen, por policia thotë se ka siguruar prova të forta kundër tyre. Në trupin e viktimës ka një plagë në këmbën e djathtë dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, e kryer në bashkëpunim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH