Aktualitet

I dënuar në Greqi, Apeli pranon gjykimin e shkurtuar për kryebashkiakun e Mallakastrës

Shkruar nga Liberale
I dënuar në Greqi, Apeli pranon gjykimin e shkurtuar për

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për akuzën e falsifikimit të formularëve me vula e stampa.

Report Tv mëson se Greqia ka konfirmuar me letërporosi procedimin penal dhe dënimin e Ismailaj. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për gjykimin e shkurtuar ndaj Ismailaj dhe për dy javë do të bëhet pretenca e vendimi.

Nga përgjigja e letër porosisë greke rezulton se Ismailaj ka pasur dijeni për procedimin ndaj tij dhe ka firmosur dokumente tek pala greke. Ndërsa publikisht ka deklaruar se s’ka pasur dijeni dhe është proceduar në mungesë.

Ismaili u mor i pandehur nga GJKKO, pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. Ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Qerimaj u denoncua nga PD, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi.

Gjetjet iu dorëzuan KQZ më 2 korrik 2021 e cila vendosi ta lërë në detyrë Qerim Ismailin me argumentin se dënimi penal dhënë në Greqi në Shqipëri është dënim vetëm me gjobë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH