Horoskop

Horoskopi javor 18-24 shtator 2023, ja shenja më me fat

Shkruar nga Liberale
Horoskopi javor 18-24 shtator 2023, ja shenja më me fat

Dashi

 

Dashuria: Duhet të mësoni se dhe pak egoizëm është i nevojshëm dhe jo ta lini partnerin të veprojë si të dojë, por pa e penguar të ndjekë fatin e tij. Evitoni pyetjet dhe ndërhyrjet e shpeshta në çështjet e tij, gjithsesi nuk do t’ju dëgjonte.

Puna dhe karriera: Ndoshta nuk do të jetë një javë shumë e rëndësishme ose vendimtare për fatin tuaj profesional. Por megjithatë do të shkojë mirë, sepse keni dëshirë për gjëra të lehta, jo shumë impenjative. Ekuilibër.

E veçanta e javës: Neptuni i së dielës mund t’ju bëjë shumë kaotik, shumë të hutuar. Mendoni për një fundjavë sa më të qetë dhe të lehtë.

Demi

Dashuria: Pas një periudhe me momente intime speciale, me angazhime shtëpiake, etj, tashmë demi ka dëshirë të dalë dhe të zbavitet. Dhe duket se është në gjendje të sakrifikojë gjithçka për të kënaqur  një person simpatik, pasionant dhe të bukur. Diçka që ndodhë pikërisht në mes të javës.

Puna dhe karriera: Venusi, që nga e mërkura do t’ju ndihmojë të  jetoni dhe pranoni më mirë çdo lodhje ose impenjim në punë. Do të jeni në paqe me të gjithë dhe me gjithçka që ju mërzit duke gjetur motivim dhe entuziazëm të ri në ambientin e punës.

E veçanta e javës: Në fundjavë partneri mund të sillet në mënyrë të pakëndshme dhe të paqartë. Thjesht nuk di çfarë dëshiron.

Binjakët

Dashuria: Për të shpërblyer një person që ka filluar të mendojë në mënyrë të qartë dhe logjike, do të vendosni të silleni  në mënyrë të ëmbël, simpatike dhe intriguese. Venusi do t’ju dhurojë bukurinë dhe harmoninë në pamje dhe sjellje.

Puna dhe karriera: Duke u përballur me optimizmin dhe duke i bërë gjërat me lehtësi mund të përmirësoni klimën në zyrë. Yjet nuk do t’ju thonë jo.

E veçanta e javës: Të dielën Marsi do t’ju bëjë veçanërisht reaktivë dhe energjikë. Një rast i shkëlqyer për të shpikur diçka që motivon vullnetin tuaj.

Gaforrja

Dashuria: Po përpiqeni për të përmirësuar mënyrën tuaj të të shprehurit, të të komunikuarit të ideve, të shfaqurit e dëshirave dhe pasioneve. Ndoshta nga e mërkura do të bëni diçka me look-un tuaj, me mënyrën e të folurit dhe do ta bëni me bindjen që do të kuptoheni më mirë nga partneri. Një përpjekje që do t’ju shpërblehet.

Puna dhe karriera: Fatet tuaja profesionale këtë javë duket të jenë të ndërthurura me stilin tuaj, mënyrën se si do të luani me raportet, miqtë, veshjet. Përdorni gjithmonë dinakërinë dhe diplomacinë.

E veçanta e javës: Të hënën mund të keni dëshirë të provoni gjëra të reja, aventura dhe përvoja të paprovuara më parë. Por bëhet fjalë vetëm për një mërzi tipike të fillimit të javës.

Luani

Dashuria: Venusi do të vijë në shenjën tuaj me një mijë premtime. Mes këtyre, një look më i këndshëm dhe i përshtatur për mënyrën tuaj të të dashurit  dhe të shprehurit të pasioneve ( jeni një shenjë e zjarrit), por gjithmonë duke respektuar rregullat dhe stilin që ju bën të parezistueshëm.

Puna dhe karriera: Venusi do t’ju sjellë fat. Dhe kjo do t’ju ndihmojë të përdorni më mirë forcën e madhe të Marsit duke u impenjuar në mënyrë gjithmonë konstruktive e duke respektuar kolegët me të cilët punoni.

E veçanta e javës: Marsi dhe Urani do të flasin në fundjavë. Dhe ndoshta do të vendosin t’ju hapin sytë për realitete të reja dhe objektiva që nuk i njihnit. Një udhëtim në minutën e fundit?

Virgjëresha

Dashuria: Mërkuri do t’ju lërë vetëm për disa ditë, koha e nevojshme për të lënë mënjanë ndjenjat dhe pasionet dhe për të marrë një pauzë nga partneri juaj dhe nga mekanikat e jetës në çift. Takimet tuaja me pasionet do të rivendosen javës tjetër.

Puna dhe karriera: Mërkuri po ju tregon se disa situata profesionale duhet të shtyhen deri në mesin e muajit tjetër. Ndërkohë bëni diçka që kërkon më shumë ngut.

E veçanta e javës: Të dielën Marsi do t’i japë shije dhe kuptim energjisë suaj. Gjatë gjithë këtij muaji do të jeni në shoqërinë e partnerit tuaj.

Peshorja

Dashuria: Jeni nën atmosferën sentimentale të momentit prandaj zgjidhni një mënyrë të qetë në të cilën ti dhe partneri yt mund të jetoni ( jo shumë seriozisht) raportet tuaja. Një vendim ndoshta i çuditshëm, por që ju shërben të mos sforcoheni nga asgjë dhe nga askush.

Puna dhe karriera: Përdorni qetësinë e momentit për të vënë në diskutim ose për të riparë disa gjëra që keni pezull në zyrë. Sepse keni mundësi të silleni në mënyrë më të përshtatshme ndaj nevojave të së tashmes. Duke iu paraprirë gjërave.

E veçanta e javës: E diela nuk kërkon shumë vëmendje ose energji nga një partneri juaj i cili shpesh do të jetë i papërqëndruar dhe i paqartë ndaj thirrjeve tuaja. Sepse po jeton një moment të çuditshëm.

Akrepi

Dashuria: Ndjenjat, pasionet dhe rrethanat në të cilat jeni janë gjithnjë e më shumë një sfidë e vogël personale, një bast me të cilin duhet të përballeni midis vetes dhe të tashmes. Nuk mund të injoroni çështjet e zemrës, por kujtohuni që yjet do t’ju japin një dorë për të arritur diçka speciale.

Puna dhe karriera: Duhet të menaxhoni dikë që papritmas dëshiron të ketë peshë më të madhe në zyrë. Lëreni të bëjë si të dojë, thjesht përpiquni të kuptoni nëse ajo që kërkon është diçka që ju shërben dhe ju intereson apo jo. Evitojini diskutimet e kota.

E veçanta e javës: Në fundjavë do t’i ngjani një shpërthimi idesh dhe iniciativash. Diçka që do të vendosni ta bëni me apo pa asistencën e dikujt.

Shigjetari

Dashuria: Më në fund po filloni të arsyetoni. Pas një Jupiteri i cili iu ka kthyer në rrugën e duhur dhe një Saturni që ju lejon të jeni të lirë në të vepruar, miqësia e Venusit duket se ju sugjeron lëvizjet më të mira për ta bërë më të mirë marrëdhënien me zemrën. Jetojeni javën në mënyrë spontane, mundësitë do të vijnë vetë.

Puna dhe karriera: Mërkuri ju premton një javë impenjgative dhe sfiduese, situata që shpesh do të jenë në pritje të zhvillimeve. Diçka që do t’ju japë gjithë kohën e duhur për t’u ambientuar dhe për të mos vuajtur nga stresi.

E veçanta e javës: Të djelën do të keni përballë një partner pasionant dhe këmbëngulës. Lëreni, thjesht po kërkon vizibilitet.

Bricjapi

Dashuria: Venusi ndalon së qeni një sfidë konstante këto kohë dhe do të rrethoheni nga një ëmbëlsi e veçantë e  njeriut që doni. Do të gjeni një ekuilibër të ri që do t’ju lejojë të ndiheni rehat me njeriun që doni.

Puna dhe karriera: Venusi do të mbajë në vend raportin tuaj me impenjimet dhe profesionin. Kështu që çdo gjë merreni me qetësi dhe pa shumë lodhje.

E veçanta e javës: Kujdes nga e diela, qetësia e saj mund t’ju sjellë disa pasiguri të brendshme. Përballoji pa frikë.

Ujori

Dashuria: Gjithçka po duket më e lehtë, e thjeshtë dhe mbi të gjitha spontane.  Më në fund mund të shijoni luksin e komoditetit, sepse askush dhe asgjë s’mund t’ju ndalë.

Puna dhe karriera: Peshat dhe përgjegjësitë e të tjerëve, të kolegëve dhe bashkëpunëtorëve do të jenë një thirrje për t’u impenjuar më shumë. Për këtë dukeni të destinuar të shijoni një javë të qetë dhe të lehtë.

E veçanta e javës: Në fillim të javës mos ushqeni një ndjesi që nuk ju shërben për asgjë. Provoni të besoni që bëhet fjalë për një lodhje në fillim të javës.

Peshqit

Dashuria: Do të jenë 5 planete që do të vëzhgojnë dashurinë tuaj, që do t’ju vënë në provë duke sfiduar me bindje dhe intensitet të madh çdo moment dedikuar zemrës. Për këtë arsye kësaj here nuk duhet të gaboni dhe duhet të dini të jetoni dhe menaxhoni realitetin dhe ndryshimet.

Puna dhe karriera: Në zyrë mos u përpiqni të tregoni epërsi ndaj kolegëve dhe bashkëpunëtorëve. Përndryshe mund të gjykoheni dhe pastaj do të ndiheni keq për këtë.

E veçanta e javës: E mërkura mund të jetë një ditë surprizash, e gjërave që nuk pret dhe duhet të mësosh të bësh gjithçka vetë. Me shpejtësi madje…

Poll
SHQIPENGLISH