Horoskop

HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e premte 6 tetor 2023

Shkruar nga Liberale
HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e premte 6 tetor 2023

DASHI

Megjithëse jeni duke përjetuar një fazë shumë të favorshme nga pikëpamja astrologjike, dita që ju pret do jetë shumë kërkuese dhe stresuese. Aftësia juaj për të vepruar është në krye, ashtu si dhe efikasiteti juaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për biznesin dhe punën.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 6 tetor 2023), Jupiteri në shenjën tuaj gjatë orëve në vijim do t'ju japë një kapacitet më të madh për veprim. Shumë prej jush do të gjenden në një situatë drejtuese ose në krye të një ekipi pune. Kjo do të përfshijë edhe sakrifica të konsiderueshme dhe stres më të madh, por i keni shpatullat e gjera për të përballuar edhe përgjegjësi të mëdha. Guxim!

BINJAKËT

Jeni plot dëshirë për të bërë dhe arritur gjëra të rëndësishme në jetë. Kjo është një periudhë mjaft kreative dhe do t'ju duhet ta përdorni për të arritur rezultate të rëndësishme në punë.

GAFORRJA

Efikasiteti juaj mund të vërë në siklet kolegët dhe mund të përfundojë, në mënyrë paradoksale, një shkak për diskutime dhe polemika. Nga e hëna e datës 9, Venusi do të nisë një tranzit mjaft të favorshëm sidomos për anën sentimentale. Do të jetë momenti i duhur për të tentuar pajtimin ose për të rizbuluar dëshirën dhe rinisjen e marrëdhënies në çift.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 6 tetor 2023), ju mungon ai entuziazmi që është karakteristik për shenjën tuaj dhe që e keni humbur kohët e fundit... Shumë prej jush janë përballur me një ndryshim rrënjësor që ka të bëjë me detyrat e roleve ose të punës. Prandaj prisni!

VIRGJËRESHA  

Emocionet janë sërish protagoniste. Me Venusin në shenjë duke filluar nga java e ardhshme, dashuria do të kthehet në mënyrë të pashmangshme me forcë në plan të parë në jetën tuaj. Jeni duke i përkushtuar shpirt e trup dashurisë dhe për këtë jeni shumë të stresuar.

PESHORJA

Për muaj të tërë jeta juaj është kthyer në një betejë të vazhdueshme për shumë arsye. Ju është dashur të luftoni kundër gjithçkaje dhe të gjithëve për të hapur rrugën tuaj, në punë. Nuk është koha për të marrë vendime të rëndësishme, në lidhje me jetën tuaj private.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 6 tetor 2023), kalimi i Venusit ju ka shkaktuar shqetësime dhe ankthe të konsiderueshme ditët e fundit. Edhe çiftet më solide kanë debatuar shumë për probleme të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me shtëpinë dhe menaxhimin e parave.

SHIGJETARI

Në këtë periudhë jeni shumë irritues dhe inatçinë. Jeni të mërzitur sepse bëni të njëjtat gjëra çdo ditë dhe dëshironi të ndryshoni jetën tuaj duke filluar të bëni gjëra më stimuluese. Do të jetë e rëndësishme të flisni qartë në dashuri për të mos krijuar keqkuptime me partnerin.

BRICJAPI

Ajo që po i vjen fundi ka qenë një javë reflektimi. Ndoshta dikush është thirrur për të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me punën ose sferën ekonomike dhe ka dashur të mendojë me kujdes përpara se të hidhet një hap i madh. Gjatë ditëve të fundit keni përjetuar momente tensioni, përpiquni të pushoni mendjen tuaj për të qenë më të kthjellët.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 6 tetor 2023), kohët e fundit jeni akuzuar shpesh për gjëra për të cilat nuk keni asnjë përgjegjësi. Kjo ju bën veçanërisht të tensionuar dhe të shqetësuar. Keni nevojë për pak ajër të pastër për të rifituar humorin dhe stimulimin tuaj të mirë.

PESHQIT

Keni luftuar shumë ditët e fundit, edhe për shkak të tranzitit të kundërt të Mërkurit, i cili ka penguar planet tuaja. Tani duhet të përpiqeni të largoni stresin që keni akumuluar duke u argëtuar ndoshta pak gjatë fundjavës. /Liberale.al/

Poll
SHQIPENGLISH