Hakerimi i telefonit u zbulua gjatë fushatës për garën e lidershipit, por lajmi nuk u bë publik.
Sipas raportimeve mesazhet private të shkëmbyera midis zonjës Truss dhe Kwasi Kwarteng, shokun e saj të ngushtë, të cilën ajo e bëri kancelar kur u bë kryeministre, u zbuluan gjithashtu nga hakerimi.
Zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Liberal Demokratëve, deputetja Layla Moran ngriti shqetësime se pse hakimi i supozuar nuk ishte bërë publik më herët.
“Ne kemi nevojë për një hetim urgjent të pavarur për të zbuluar të vërtetën,” tha ajo “pasi nëse rezulton se ky informacion është fshehur nga publiku për të mbrojtur kandiddaturën e lidershipit të Liz Truss, kjo do të ishte e pafalshme.”