Showbiz

Hakmarrja më e ëmbël/ Pas Deas radha i vjen Kiarës, ja kë dërgoi ajo në nominim për ta nxjerrë nga BBV

Shkruar nga Liberale

Pas zhurmës që shkaktoi dalja e Efi Dhedhes nga BBV, për shkak të nominimit që bëri banorja tjetër Dea Mishel, produksioni ka vendosur të ekuilibrojë pak situatën dhe të bëjë të njëjtën gjë edhe me Kiara Titon.

Mbrëmjen e së martës, gjatë spektaklit Kiara u vendos para "Kutisë së Pandorës", të cilën ajo vendosi ta hapë dhe brenda së cilës kishte një lajm dhe një të keq.

Lajmi i i mirë ishte ofrimi i një udhëtimi çift në Maldive, gjë që e gëzoi moderatoren, pasi ajo e kishte ëndërruar një udhëtim të tillë.

Lajmi i keq për banorët ishte se Kiarës iu dha e drejta të dërgojë në nominim 3 banorë, njëri pre të cilëve do të dalë mbrëmjen e së shtunës.

Pa hezitim, ajo zgjodhi Oltën, Tean dhe Dea Mishel, duke thënë se nuk ka asgjë personale me banoret e tjera, por do që Olta të ndiejë të njëjtën gjë që ndjeu Luizi kur larguan Efin.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme hynë edhe 3 banorë të rinj: aktori i humorit shkodran, Tan Brahimi, influenceja dhe këngëtarja Keisi Medini dhe gazetari Bledi Mane./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH